Kartat e kreditit jane nje mjet pagese virtual me te cilat blihet ne miliona dyqane ne bote dhe thuajse kudo online. Ndryshe nga kartat e debitit, qe paguajne me parate nga llogaria juaj, kartat e kreditit jane nje kredi e bazuar ne premtimin qe ti do paguash me vone. Pra, jane si nje lloj kredie qe banka te jep dhe e perdor kur te duash dhe po deshe e paguan dale nga dale me keste mujore qe fillojne nga rreth 5% te shumes totale qe ke perdorur. Zakonisht po pagove kur e merr faturen nuk pagun interes ne shumen, interesi nisen vetem po pagove pjeserisht.

Kjo kredi eshte e kufizuar nga marreveshja me banken, ka nje kufizim kredie qe caktohet ne baze te rroges tuaj, historise te kredive dhe rrethanave te vecanta te c’do njeriu. Mund te jete nga qindra EURO (ose equivalentin ne monedhen vendase) deri ne qindra miliona euro. Me pak fjale, nqs banka beson se ti e paguan faturen kur te vije, ata jane me se te gatshem qe te te japin kredi ne forme te nje karte krediti.

Keto karta leshohen nga bankat lokale dhe jane pjese e nje rrjeti nderkombetar si Visa, MasterCard, AMEX, Discover etj., per ate perdoren kudo ne bote ku pranojne VISA, MasterCard, AMEX, Discover etj, edhe pse banka qe i leshon mund te jete ne Shqiperi, Kine apo ne nje vend ne Afrike. Banka vendase atehere paguhet nga rrjeti i kartes se kreditit.

Bankat dhe rrejti Visa, MasterCard etj fitojne sepse c’do biznes qe pranon kartat e kreditit pagun nje perqindje te shumes si “transaction fee,” rreth 1.5%-2.5% dhe shume karta kane “yearly fees” apo komisione vjetore per mbjatjen e kartes. Natyrisht bankat fitojne shume edhe nga interesi i kartave te kreditit. Meqenese jane si kredi pa kolateral edhe interesat jane me te larta, po meqenese jane shume te volitishme si forme pagese (pa patur nevoje per cash) klientet pranojne edhe interesat e larta.

Sipas deshires tuaj, ju mund te kerkoni edhe nje karte dytesore per gruan /burrin apo nje te aferm tuaj, natyrisht jeni pergjegjes per shumen qe ata shpenzojne.

Shumica e kartave nuk kane asnje komision per blerjet online apo ne dyqanet e ndryshme, gje qe i ben praktike pe kedo qe udheton apo deshiron cmime me te uleta.